Telegrafi

Zaev: Me pjesën e dytë të marrëveshjes do të intensifikohet bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe Greqisë (Video)

Pjesa e dytë e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë parashikon bashkëpunim intensiv në me Maqedonisë dhe Greqisë nga e cila fitime do të kenë biznismenët nga të dyja vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot e tha kryeministri Zoran Zaev në takim në Gjevgjeli me biznesmenët nga rajoni Juglindor, Bullgaria dhe Greqia, në të cilin mori pjesë edhe ambasadori Dimitris Janakakis.

Zaev tha se në shtatë muajt e parë të këtij viti tregtia në mes Maqedonisë dhe Greqisë ka arritur shumën e 489 milionë eurove, për dallim nga viti i kaluar ka qenë më e madhe për 419 milionë euro.

Ambasadori grek shprehu besimin se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve edhe më shumë do të intensifikohet pas realizimit të marrëveshjes së Prespës.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit shprehën mbështetjen për reformat politike në bujqësi, energjetikë, mjedisin jetësor, industri, infrastrukturë, turizëm, tregti dhe transport. /Telegrafi/