Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vend, Cherless Gareth, i cili kryeministrit ia ktheu letrën nga kryerministrja britanike, Theresa May, për Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet në Londër në korrik të vitit të ardhshëm.
Në letër kryeministrja britanike mes tjerash thekson që qëllimi i Samitit të Londrës është që të mbështeten vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zaev në takim falënderoi për mbështetjen që Britania e Madhe ia jep Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se e njëjta është e rëndësishme për proceset integruese dhe zhvillimin e Maqedonisë dhe rajonit.
Zaev në takim ka thënë se vendi jonë do të jep kontribut aktiv për çështjet e rëndësishme që do të jenë temë e Samitit./Telegrafi/