Site icon Telegrafi

Zaev: Përveç prokurorisë, janë përgjuar edhe gjykatësit në Gjykatën Penale

“Përveç përgjimeve në të gjitha numrat fiks të telefonave të Prokurorisë Publike në Republikën e Maqedonisë, një sistem i tillë u instalua në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore Shkupi 1′, tha kryeministri Zoran Zaev. Ai shpreson se hetimi do t’i jap përgjigjet se kush i ka marrë ato, kush i shfrytëzuar pse dhe se do të ketë përgjegjësi për këtë.

“Unë jam i informuar në momentin kur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është i informuar për hetimin që filloi gjatë pranverës. Këtë më saktë do ta thotë prokurori publik që ka udhëhequr hetimit. bëhet fjalë për sistem i vendosur në qendrën për komunikim të brendshëm në Prokurorinë Publike. E di që i njëjti sistem është instaluar në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe me siguri do të thonë se ku gjenden në vendet tjera. Që nga vitit 2016, diku është shfrytëzuar, diku jo, hetimi do të thotë se kush e ka shfrytëzuar, kush e ka keqpërdorur. Unë besoj se kanë të gjitha të dhënat”, tha Zaev duke u përgjigjur një gazetari rreth përgjimeve në Prokurorinë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo paraqet edhe një dëshmi se si ka qenë e shkatërruar Republika e Maqedonisë.

Lexo po ashtu Prokurori republikan: Dy vite me radhë po përgjohen telefonat e prokurorëve në Maqedoni

“këto janë punë serioze dhe nuk ka lojëra me punë të këtilla. Bëhet fjalë për privatësinë e njerëzve, që në rastin konkret është ndjekur komunikimi brenda në institucion, si kanë komunikuar prokurorët, hetuesit dhe të gjithë që punojnë. E gjithë kjo paraqet edhe një konfirmim se sa e shkatërruar Maqedonia, sa është e rëndësishme sistemin juridik ta kthejmë në shtet, sa është e rëndësishme lufta kundër korrupsioni dhe lufta kundër kriminalitetit në Republikën e Maqedonisë. Unë i inkurajoj institucionet të vazhdojnë më deklarata të guximshme deri në momentin kur të bëhemi vend normal”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version