Telegrafi

Zaev-personave me nevoja të veçanta: Do e merrni vendin e merituar në shoqëri

Zoran Zaev dhe personat me nevoja të veçanta nga e gjithë Maqedonia, mbrëmë u shoqëruan në manifestimin tradicional “Tortijada”, e cila u mbajt në hotelin “Car Samoil”, në Bansko, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me kënaqësi të madhe, më shumë se një dekadë me radhë, jam i pranishëm në këtë manifestim, i cili do të jetë çdoherë festë për syrin, veshin dhe shpirtin tim. Gjatë gjithë këtyre takimeve shpresoj të më keni bërë shok, edhe agjenda ime më e ngarkuar nuk do më ndaloj të jem në mesin tuaj. Ju do e merrni vendin e merituat në shoqëri”, deklaroi Zoran Zaev.

Në këtë manifestim që e organizoi shoqëria “Mobilnost”, personat me nevoja të veçanta prezentuan aftësitë e tyre për ëmbëlsira dhe talentet muzikore./Telegrafi/