Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencë për shtyp tha se “deputetët këto ditë po ballafaqohen me terror, kërcënime, trysni dhe kërcënime”.
“Trysnitë vinë nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së, kryesisht persona të dyshuar apo të akuzuar”, tha is-kryeministri Zaev duek theksuar se edhe krahas kërcënimeve dhe trysnive secili do të ketë mundësi që ta dëshmojë pafajësinë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev rikujtoi se miratimi i Ligjit për Prokurroi Publike është një ndër kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“S’mundemi as në NATO pa shtet të së drejtës, të mos flasim për në Bashkimin Evropian”, tha Zaev duke sqaruar se Propozim-ligji për Prokurorinë Publike është përgatitur për dy vite dhe për përgatitjen e këtij ligje janë përfshirë të gjitha institucionet relevante duku u marrë parasysh të gjitha vërejtjet.
Sipas tij ajo që po e bën opozita është ikje nga përgjegjësia ndërsa në pyetjen nëse janë siguruar 80 vota, Zaev tha se ka marrë fjalën por secili do të votojë me bindjen e tij. Ai gjithashtu ju bëri thirrje deputetëve të votojnë ‘për’, për shkak se bëhet fjalë për shtetin./Telegrafi/