Site icon Telegrafi

Zaev: Përmendorja e Aleksandrit nuk do të largohet nga qendra e Shkupit

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për TV24, deklaroi se përmendorja e Aleksandrit të Madhe në qendër të Shkupi, nuk do të largohet dhe se kjo çështje nuk gjendet në agjendën e bisedimeve me Greqinë.

“Gjithçka që kemi është atdheu, por qytetarëve ju duhen më shumë para, jetë më e mirë dhe për këtë arsye shpresoj se do të kemi zgjidhje të dinjitetshme për çështjen e emrit me Greqinë”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se grekët kanë mirëkuptim për çështjen e identitetit, ndërsa sipas tij, referendum për zgjidhjen e kontestit sigurisht do të ketë.

Kryeministri Zaev, së bashku me zv.kryeministrat Radmilla Sheqerinska dhe Bujar Osmani, sot në konferencë do të informojnë për situatën ekonomike të vendit, si dhe për reformat dhe eurointegrimet e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version