Xhezair Shaqiri është njëri nga ato njerëzit që atëherë i’u bashkua opozitës, deklaroi sot kryeministri, Zoran Zaev, në lidhje me informimin se ish-komandanti Hoxha, i cili ka qenë i përfshirë në konfliktin e vitit 2001, është me rëndësi për këshilltar i kryeministrit për siguri të brendshme dhe radikalizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratën për mediat, Zaev tha se nëse shfaqen grupe ekstremiste, Shaqiri mund të ndihmojë se e njeh mirë rajonin e Tanushës. Në lidhje me deklaratën e Shaqirit se vendosja e tij për këshilltarë ka qenë marrëveshje me Zaev për ta çliruar Tanushën, kryeministri tha se nuk ka pasur nevojë për çlirim sepse në fshatin e tij nuk ka pasur grupe të armatosura. /Telegrafi/