Site icon Telegrafi

Zaev për vizitë zyrtare në Turqi, do të takohet me presidentin turk Erdogan

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Zoran Zaev më 12 shkurt do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë kohës së vizitës Zaev do të ketë takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me kryeministrin Binali Jildirim, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Ismail Kahraman, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit ke kryeministrin Jildirim, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për media./Telegrafi/

Exit mobile version