Kryeministri Zoran Zaev do të jetë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, për nder të ndarjes së çmimit për të drejtat e njeriut për vitin 2020 nga ana e Fondacionit “Friedrich Ebert”.
“Ceremonia në Berlin, e cila do të fillojë në orën 15:45, dhe do të hapet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë – Michael Roth, mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes kanaleve të mediave sociale të Kryeministrit Zaev”, thonë nga shypi i qeverisë.
Përveç kësaj kryeministri Zaev së bashku me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani do të realizoj takim me ministrin Roth./Telegrafi/