Kryeministri Zoran Zaev, sot sërish është pyetur nga gazetarët në lidhje me tragjedinë në spitalin modular në Tetovë.
I pyetur për lejet për ndërtimin e spitaleve modulare, Zaev tha se për spitale të tilla të përkohshme nuk është e nevojshme të ketë leje për ndërtim, pasi ndërtohen me ligj të posaçëm. Por gazetarët kanë insistuar për të marrë përgjigje më konkrete në lidhje me tragjedinë, ndërsa Zaev tha se as dorëheqjet e as diçka tjetër, nuk do t’i kthejë jetët e humbura.
“Të gjithë e dimë që shteti nuk ka ndërtuar me leje për ndërtim këto spitale, siç ndërtohen spitalet tjera. Këto ishin kontejnerë modularë dhe për ta ka procedurë të pranim-dorëzimit, jo leje për ndërtim. Dhe çfarë të bëjmë tani, të lihemi me benzinë dhe të digjemi edhe ne”.
“I kuptoj shqetësimet, por nuk mund të shkarkoni ministër, Qeveri ose Parlament për këtë arsye. Duhet si fillim të dihen arsyet. E dyta duhet ta dimë cili është hapi i dytë. Do ta mësoni dikë 6 muaj të hy dhe ta menaxhon koronën, me spitalin në Tetovë dhe çdo gjë tjetër? Duhet t’i keni të gjitha informacionet për t’i dhënë përgjigjet e duhura dhe të dilni para qytetarëve me qëndrim. Nëse mund t’i kthenim jetët e 14 personave do të largoheshim edhe nga politika, por një gjë e tillë nuk bëhet”, tha Zaev./Telegrafi/
Përgjigjen e Zaevit për ngjarjen në Tetovë mund ta ndiqni nga minuta 9:00.