Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se “Qeveria e kryesuar nga LDSM kujdeset për të gjithë dhe përmes pakos së masave të ndryshme për kategoritë e ndryshme të qytetarëve, për inicimit të sjelljes solidare në shoqëri, do të bëjmë gjithçka që goditja nga kriza të jetë më e vogël”.
“Për ata që do të humbasin punën e tyre për shkak të rrethanave, qeveria përmes një mase tjetër siguron 50 për qind të pagës mesatare që ka marrë qytetari, përmes sistemit të mbrojtjes sociale. Ndikimi në ekonomi është i madh, por ne do të mbrojmë punëtorët. Në muajin më të vështirë, prill, 6.800 qytetarë nga gjithsej 800.000 qytetarë të punësuar janë të ri të papunë” thotë Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai në ‘Facebook’ shkruan se është i sigurt se me sigurimin e masave, numri i të papunëve të rinj në periudhën e ardhshme do të jetë më i vogël si dhe se ndë ndërkohë do të aktivizojnë lëvizje të re për ekonominë në Maqedoninë e Veriut dhe përmes hapave kreative do të sigurohet vende të reja të punës.
“Për të gjithë punëtorët e kualifikuar jam i sigurt se lehtë do të gjejnë vende pune në tregun e punës’, thekson Zaev duke theksuar se mjetet të cilat Qeveria bashkërisht me Bankën Botërore i ka siguruar për kompanitë dhe për punëtorët janë për shpëtim të shumë vendeve të punës./Telegrafi/