Telegrafi

Zaev për PSP-në: Duhet zgjidhje e arsyeshme ku politikanët s’do të vendosin për lëndët gjyqësore

Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se “në ligjin e Prokurorisë Publike që e propozojmë ne është paraparë që prokurori shtetëror publik të formojë ekip të prokurorëve publik në vet prokurorinë publike, prokuroria publike shtetërore me përvojë më shumë se 15 vite, të cilët do ta bëjnë shpërndarjen e lëndëve dhe vet prokurori publik do të vërtetojë nëse ka dëshmi ose jo, a do të vazhdojë ose s’do e vazhdojë procedurën”.

Sipas kryeministri Zaev kjo është zgjidhje e arsyeshme ku politikanët nuk do të vendosin për të ardhmen e lëndëve, por do të vendosin prokurorët dhe gjykatësit.”Ky është sistemi juridik dhe kjo është një risi”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve Zaev u përgjigj se ai personalisht nuk e ka dëgjuar se çfarë ka thënë kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe se nuk i ka të gjitha detajet, ku siç tha ai, atë që e ka si informacion është se propozon që vet prokurorët që do t’u shpërndahen lëndët të vendosin për të ardhmen e lëndëve.

“Nëse është kështu kjo është në rregull, ky është sistemi ynë juridik”, shtoi Zaev./Telegrafi/