Duhet të pranoj se OBRM-PDUKM-ja nuk i përkrahë këto procese dhe duhet të them që ta dinë se e di, thotë Kryeministri Zaev. siç tha ai, është mirë që thirren në referendum, sepse populli duhet të qartësojë dhe rikujtojë se lideri i OBRM-PDUKM-së ja deklaruar se do të votojë “kundër”, kurse një pjesë e njerëzve të OBRM-PDUKM-së do të votojnë “për”.
Zaev tha se nga OBRM-PDUKM-ja janë për referendum që kur ekziston çështja e emrit, edhe pse LSDM-ja kanë varijuar në të kaluarën, por tash është mundësia e qytetarëve që të qartësojnë situatën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mundemi të krahasohemi dhe të garojmë në ekonomi dhe reforma, por për NATO dhe BE duhet të qëndrojmë bashkë deri në fund, sepse nuk ka NATO dhe BE pa zgjidhjen e problemit”, thotë Zaev duke kritikuar OBRM-PDUKM-në se kanë pasur 11 vite pushtet për të na anëtarësuar në këto organizata.
Ai tha që nga pavarësimi i shteti deri sot, në 27 vitet e kaluara populli ka merituar perspektivë pa kalkulime dhe shprehi bindje se partia opozitare do të jetë në anën e vërtetë, sepse nuk ka dy anë./Telegrafi/