Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, është deklaruar në lidhje me hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, pa test PCR.
Zaev tha se rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive që kufijtë të hapen pa test PCR, do të shqyrtohet nesër në seancën e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot në orën 08:30 ministri i shëndetësisë Venko Filipçe na njoftoi me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të martën sigurisht se do ta sjellim vendim. Të gjithë jemi të frikësuar nga rritja e numrave, por sigurisht që dëshirojmë të respektojmë rekomandimet e Komisionit. Komisioni është me mendim pozitiv rreth këtyre çështjeve”.
“Në nuk dëshirojmë të jemi të izoluar, në rast se rajoni është i hapur, siç është Shqipëria me Kosovën dhe Malin e Zi, edhe ne nuk dëshirojmë të jemi të izoluar”, deklaroi Zaev.
Ndryshe, sot në mëngjes Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi që të hapen kufijtë me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë./Telegrafi/