Site icon Telegrafi

Zaev për gjyqin ndaj tij: Do të dëshmohet se nuk kam kërkuar ryshfet

Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në seancën e sotme kundër tij, ku u pranua video materiali, si dëshmi në këtë procedurë ndaj tij.

Ai deklaroi para gjyqit se ndjehet i pafajshëm dhe është i bindur se në procedurë gjyqësore do të zbulohet e vërteta, që sipas tij, është konstruktuar akuza në periudhën kur ai ishte lider i opozitës.

Sipas tij, bëhet fjalë për një veprim të paramenduar dhe të fsheht përmes një agjenti dhe MPB-së që të arrihet qëllimi për ndalimin e projektit “E vërteta për Maqedoninë”, respektivisht publikimi i përgjimeve.

Zaev tha se dëshmitë do të vërtetojnë se bëhet fjalë për një tempull të krishterë në Strumicë dhe se thirrjet e tija te afaristi kanë qenë që të jep donacion për ndërtimin e atij tempulli, diçka që është e pranuar nga afaristi.

Sipas tij, në videon e plotë do të dëshmohet se ai nuk ka patur qëllim që të kërkojë ryshfet./Telegrafi/

Exit mobile version