Site icon Telegrafi

Zaev për administratorët: Kush nuk e bën punën, do të shkojë në shtëpi

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se produktiviteti i administratës është katastrofal. Në intervistën për AIM, ai ka thënë se të gjithë ata që nuk do të kryejnë punën siç duhet do të largohen nga puna.

“Është e saktë fraza ‘luaje derën-merr rrogë’, por do të kisha shtuar edhe ‘hehe-hoho, ta pimë kafenë, të lexojmë gazetën dhe të komentojmë portalet’ dhe aq. Ndërsa dikush pret jashtë dhe nga pritja e tij varet nëse ai administrator do të merr rrogë. Po bëjmë shumë kujdes, ndoshta jam politikani i parë i cili ka thënë se nuk ka rritje të rrogës në sektorin publik përderisa nuk ka efikasitet dhe efektivitet. Dhe me të vërtet e mendojë këtë”, ka deklaruar Zaev.

Ai ka shtuar se duhet rritur produktiviteti i administratës publike për të ecur para shteti./Telegrafi/

Exit mobile version