Telegrafi

Zaev: Për 6 vite do të përfundojmë bisedimet me BE-në

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke komentuar raportin pozitiv të KE-së për Maqedoninë e Veriut theksoi se është radha që Evropa të përmirësojë gabimin dhe të jep datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Jemi të përgatitur për fillimin e bisedimeve. Duhet të mundësojmë vazhdimi të vendimeve të zgjuara dhe të guximshme. Duhet së bashku të vazhdojmë, në mënyrë që deri më 2024 të hapim 80% të kapitujve me BE-në. Ne për 6 vite do të përfundojmë bisedimet me BE-në”-tha mes tjerash Zaev.

Zaev foli edhe për qeverisjen tre vjeçare të partisë së tij.

“Gjatë tre viteve të kaluara kemi miratuar vendime të rënda dhe të mençura. Sot URMV është pjesë e aleancës më të fuqishme në planet. Sot ne jemi qartë vendi i 30-të anëtare e NATO-s. Ajo sjell më shumë para për qytetarët, dhe përfitimet e anëtarësimit në NATO nuk mbarojnë këtu. Ne jemi anëtarësuar në NATO, mund të bashkohemi edhe me BE-në”, tha Zaev.

Ai akuzoi edhe OBRM-PDUKM-në ku theksoi se politikat e tyre do na duhet edhe 60 vjet që të anëtarësohemi në BE./Telegrafi/