Telegrafi

Zaev-it pasi nuk iu pranuan propozimet: Më vjen mirë që u miratuan një pjesë e madhe e masave

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev pas masave të sotme ekonomike, të cilat i publikoi qeveri, komentoi se pjesa dërmuese e tyre u pranua.

“Janë miratuar vendime të rëndësishme, shteti po shpëton vendet e punës”, thotë Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se e gëzon akti që Qeveria pranoi dhe miratoi një pjesë të madhe të masave ekonomike dhe masa shtesë të cilat janë propozuar nga ai dhe nga LSDM.

“Janë hapa seriozë që kanë kuptimin e ruajtjes së vendeve të punës së qytetarëve në kompanitë e prekura nga kriza me coronavirusin, masa që garantojnë të hyra për çdo punëtor derisa zgjat kriza”, shkroi Zaev në rrjetin social ‘Facebook’.

Kryetari i partisë në pushtet propozoi të ulen pagat e pjesës dërmuese të sektorit publik në nivelin e pagës minimale, gjë që nuk u pranua nga Qeveri, por ai thotë se edhe pa këtë, vende do të dalë nga kriza ekonomike ekzistuese.

“Këto masa kapin vlerën prej 200 milionë eurove, masa të solidaritet, të ndihmesës së ndërsjellë në situata të vështira. Këto masa janë ndihmë për çdo familje, për uljen e shpenzimeve të secilës amvisëri gjatë krizës”, u shpreh Zaev.

Ai shtoi se të gjithë ne, e gjithë shoqëria dhe ekonomia jonë, jemi nënshtruar pra një testi, të cilin do ta kalojmë vetëm nëse jemi solidarë dhe nëse ndihmojmë njëri tjetrin.

“Vetëm kështu do të dalim fitues nga kjo sfidë shëndetësore dhe ekonomike. Të gjithë jemi bashkë në këtë krizë dhe do bashkërisht do t’ia dalim. Së bashku do të tejkalojmë pasojat, dhe më pas do të vazhdojmë me zhvillim dhe përparim”, tha Zaev./Telegrafi/