Site icon Telegrafi

Zaev: Pasi të zgjedhet kryetari i Kuvendit, Ivanov detyrohet të ma jep mandatin menjëherë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadoren e Bosnjës dhe Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiq. Në takim është bisduar për nevojën nga zgjidhja më e shpejtë e krizës politike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Presim të hënën të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili do ta njoftojë Gjorge Ivanovin është i obliguar menjëherë të ma japë mandatin për përbërjen e Qeverisë së re reformuese’, ka thënë Zaev.

Poashtu është biseduar edhe për pritjet e opinionit vendor, qytetarëve dhe sektorit të biznesit për stabilizim dhe zhvillim të Maqedonisë dhe për thellimin e bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor me BH. /Telegrafi/

Exit mobile version