Site icon Telegrafi

Zaev pas takimit me kryeministrin Janev: Problemi është bilateral dhe zgjidhjen duhet ta gjejmë këtu

Kryeministri Zoran Zaev bashkërisht me delegacionin e përbërë prej zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ishte për vizitë zyrtare në Sofje.

Gjatë vizitës së tij, kryeministri u takua edhe me kryeministrin bullgar, Stefan Janev, dhe më pas dhanë deklaratë të përbashkët për mediat.

Zaev në konferencë për shtyp tha se sot është biseduar për tema bilaterale, për shkak se problemi është dypalësh dhe zgjidhja duhet të gjendet këtu. Sipas tij, nëse ka liderë dhe politikanë të përgjegjshëm, atëherë problemi duhet të gjendet këtu.

“Me kryeministrin Janev biseduam edhe për propozimin e Portugalisë dhe për pjesën e Bashkimit Evropian, për shkak se duhet të bisedojmë edhe për zgjidhjet bilaterale. Konsideroj se mund të gjendet zgjidhje bilaterale dhe kjo zgjidhje të ketë interesat e dy palëve”, tha Zaev.

Ndryshe, Zaev pas takimit me ish-kryeministrin bullgar, Boyko Borissov dhe kryeministrin aktual, Stefan Janev do të takohet edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev./Telegrafi/

Exit mobile version