Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mori pjesë në konferencën rajonale: Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor gjeografikisht është pjesë e Evropës, ndërsa qytetarët tonë kanë të drejtë t’i përjetojnë vlerat evropiane drejtë të cilave janë të orientuar shumica prej tyre. Ne si udhëheqësi politike kemi obligim të një gjë të tillë. Jemi të gatshëm t’i ndërtojmë kapacitetet e shteteve tona nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, gjë që e treguam në vepër nëpërmjet samiteve dhe konferencave të shumta nga të cilat dolën nisma konkrete në fushën e transportit dhe ekonomisë, të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve të vendeve tona, por edhe për procesin e integrimeve evropiane”, tha Zaev.
Ai tha se vetëm përparimi i të gjitha shteteve të rajonit mund të kontribuojë në integrimin e plotë evropian, ndërsa ajo është zgjidhja më e përshtatshme për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e shteteve tona dhe Evropës në tërësi.
“Republika e Maqedonisë, pas përfundimit të rrethit të parë të reformave të rënda, do të jetë në pritje të rekomandimit të pastër, të pa kushtëzuar për fillimin e negociatave me BE-në, por edhe fillim konkret të negociatave deri në fund të vitit 2018”, tha Zaev./Telegrafi/