Telegrafi

Zaev pas iftarit të shtruar: Ramazani është bashkues

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbrëmë ka shtruar iftar për bashkëpunëtorët dhe për zyrtarët shtetëror, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dua që në emër tim dhe në emrin e gjithë Qeverisë të ju uroj mirëseardhje në iftarin tonë për të respektuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Ka mbetur edhe pak deri në fundin e muajit të shenjtë dhe tani është koha që muslimanët të ndjejnë ngritjen shpirtërore dhe pastrimin fizik nga ushqimi. Ky muaj është mundësi që familjet dhe të afërmit të bashkohen dhe kjo ndikon pozitivisht edhe në shoqëri. Për këtë edhe jemi së bashku” tha mes tjerash Zaev.

Në iftarin e shtruar nga kryeministri kishte përfaqësues nga të gjitha institucionet e vendit. /Telegrafi/