Kryeministri Zoran Zaev pret që i dërguari special i qeverisë së RMV-së Vllado Buçkovski, ministri i jashtëm Bujar Osmani dhe ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva të vazhdojnë komunikimin për të gjetur një zgjidhje pas festave.
“Ne po krijojmë një dialog me Bullgarinë, jo një konflikt, përmes qetësisë dhe gatishmërisë për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit dhe izolimit të ri”, tha Zaev në një intervistë për AIM-n.
Sipas tij, pas vendimit të qartë të marsit për të filluar negociatat me BE-në, i cili u mbështet nga të gjitha vendet anëtare, përfshirë Bullgarinë, “çdo vonesë në fillimin e negociatave vë në dyshim vetëm besueshmërinë e BE-së”
Për të, reforma në administratë mbetet një nga përparësitë.
“Buxheti për 2021 është aprovuar dhe përfshin fonde për të gjitha reformat e planifikuara dhe proceset ekonomike. Dhe tani duhet të punojmë, shumë punë, secili prej nesh të japë maksimumin, dhe kjo vlen për secilin nga nëpunësit civilë. Dhe këtu është standardi – kush është i gatshëm të punojë dhe të jetë një shërbim për qytetarët nga të cilët është paguar, nuk ka pse të shqetësohet për asgjë. Natyrisht, një pjesë e administratës natyrisht do të gravitojë drejt sektorit të biznesit dhe një pjesë do të pensionohet sipas kornizës ligjore. Në çdo rast, politika e qeverisë është e qartë – administrata do të tkurret dhe do të bëhet më e orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Zaev./Telegrafi/