Site icon Telegrafi

Zaev paralajmëron masa për funksionarët e LSDM-së që janë të përfshirë në rastin “Haraçi”

Kryeministri Zoran Zaev ka refuzuar të komentojë njoftimin e sotëm të Prokurorisë Publike, prej ku informuan se është zgjeruar hetimi për rastin “Haraçi” dhe në mesin e të dyshuarve të rinj është edhe një bartëse e funksionit publik.

Zaev tha se këtë informacion e ka marrë para fillimit të konferencës së sotme në Qeveri, ndërsa nga gazetarët e ka mësuar se e dyshuar është deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska Remenski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E mora informacionin se ekziston një njoftim dhe kujt i referohet, por se është një nënkryetar i Kuvendit, e dëgjova nga ju. Qëndrimi ynë sa herë që një person dyshohet ose akuzohet, të ketë masa dhe sanksione, të largohet përkohësisht derisa ta dëshmojë pafajësinë e tij ose saj. Së pari duhet të lexojmë se për çfarë dyshohet ky person dhe duhet të respektojmë trajtim të barabartë para ligjeve”, tha Zaev.

Lexo po ashtu Forsina Remenski e dyshuar në rastin ‘Haraçi’

Ai shtoi se më gjerësisht do të deklarohet nesër për zgjerimin e hetimit në aferën “Haraçi”.

“Nuk është e ndershme të komentojë diçka që nuk kam lexuar. Parimisht qëndrojmë si qeveri, prioritet e kemi sundimin e së drejtës dhe ligji do të vlejë për të gjithë”, tha Zaev.

Ndryshe, Prokuroria do të nis hetim të ri mbi rastin “Reketi”, ku në mesin e katër të dyshuarve të ri mendohet se është edhe nënkryetarja e Kuvendit, njëherë edhe kryetare nderi e Aleancës Ndërkombëtare, Frosina Remenski, zëvendës kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare Jasna Mandiç si dhe babai i tashmë të akuzuarit Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovski./Telegrafi/

Exit mobile version