Telegrafi

Zaev paralajmëron ligj për amnisti për të burgosurit në Idrizovë

Më vjen turp që jam kryeministër i këtij vendi ku të burgosurit janë jashtë çdo standardi jetësor dhe social në Idrizovë”, tha sot kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në burgun e Idrizovës.

Zaev shtoi se në Idrizovë kushtet janë për 850 të burgosur, ndërsa momentalisht atje dënimin vuajn 1850 të burgosur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga zgjidhjet sipas Zaevit është ligji për amnisti, temë e cila siç tha, tashmë është hapur. Disa OJQ kanë hapur debatin, ndërsa Avokati i Popullit dhe Ministria e Drejtësisë do të kenë mendimin e tyre.

Zaevi theksoi se Qeveria dhe Parlamenti janë të përgatitur për zgjidhje të shpejtë të kushteve të jonjerëzore në burgun e Idrizovës./Telegrafi/