Telegrafi

Zaev paralajmëron cikël investues prej rreth pesë miliardë eurove

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, përmes një video në faqen e tij në Facebook, ka paralajmëruar cikël investues prej rreth pesë miliardë euro.

Ai thotë se një miliardë do të investohen në rrugë, një miliardë në hekurudha dhe një miliardë në energjetikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një miliardë në rrugë, një miliardë në hekurudhë, një miliardë në energjetikë, Qendër e re klinike, investime në bujqësi dhe zhvillimin rural, stacione të reja trajtimi, fabrika rajonale për mbledhjen e mbeturinave, sisteme kanalizimi dhe ujësjellësi, shkolla dhe kopshte. Ndërtojmë projekte reale për nevoja reale për të gjithë qytetarët. Shteti jonë është në rrugë të mirë”, shkruan Zaev./Telegrafi/