Site icon Telegrafi

Zaev: Me paketën e re ekonomike stimulojmë konsumin publik dhe privat

Qëllimi i paketës së re ekonomike të Qeverisë është stimulimi i konsumit publik dhe privat, shkruan në profilin e tij në Facebook lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Me paketën e re ekonomike, ne jemi duke stimuluar konsumin publik dhe privat. Projektet e planifikuara për 2021 ose 2022 do të fillojnë. Këto janë ujësjellës, rrugë, kanalizime, gazifikim, hekurudha, shkolla dhe kopshte. Në atë mënyrë, ne do të aktivizojmë ndërtimin, dhe që lëviz 72 degë të tjera me të”, shkruan Zaev në njoftim.

Ai theksoi se fonde shtesë do të drejtohen direkt tek qytetarët për të ndihmuar ekonominë e brendshme.

“Ata do të shpenzohen atje ku mund të ndihmojnë duke blerë produkte vendore, shërbime shtëpiake”, shtoi Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version