Site icon Telegrafi

Zaev-Pahor: Sllovenia vazhdon ta mbështet plotësisht Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Zoran Zaev sot, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i angazhuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski dhe përfaqësues të disa ministrive e priti delegacionin e Republikës së Sllovenisë të udhëhequr nga presidenti i shtetit Borut Pahor, i cili qëndron për vizitë dy ditore në vend.

Në delegacionin slloven ishin edhe zëvendëskryeministra dhe ministrat, për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji Zdravko Poçivalshe dhe i Mbrojtjes Matej Tonin.

Siç informoi shërbimi për media e qeverisë, kryeministri Zaev, duke shprehur kënaqësi të veçantë për vizitën e delegacionit të lartë nga Sllovenia, tha se takimi rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve, aleancën e tyre të NATO-s dhe mbështetjen që Maqedonia e Veriut ka në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Presidenti slloven Pahor, duke kujtuar takimet e para me kryeministrin Zaev, në fillim të mandatit të tij të parë, shprehu respekt për angazhimin e tij dhe përqendrimin absolut në përmbushjen e vizioneve që sjellin ndryshime pozitive dhe prosperitet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ai mirëpriti marrëveshjet për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, duke theksuar se Republika e Sllovenisë do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke ofruar ndihmë me gjithë zemër për të promovuar bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke respektuar parimet e respektit reciprok”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Kryeministri Zaev falënderoi presidentin slloven Pahor për mbështetjen tradicionale, të sinqertë dhe të përkushtuar që Sllovenia i jep vendit tonë në të gjitha proceset demokratike, duke dërguar porosi se bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se mënyra e vetme për prosperitetin e qytetarëve është zgjidhja e çështjeve në mënyrë kush bashkon, e jo ndan.

Të dy delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë ranë dakord dhe theksuan se mbështetja vazhdon në fushën e bashkëpunimit ekonomik – tregtar, shkëmbimin e turizmit, si dhe investimet në infrastrukturë./Telegrafi/

Exit mobile version