Site icon Telegrafi

Zaev: Pagat do të rriten, papunësia do të ulet

Kryetari i LSDM-së i cili ishte për vizitë në kompaninë ‘Dojran stil’ tha se “deri në fund të mandatit, deri në vitin 2024, do të sigurojmë 100 mijë vende të punës”.

“Nëse mundëm për dy vite e gjysmë të hapim 60 mijë vende të punës kryesisht në sektorin real, e dimë se si në mandat të plotë prej katër vitesh të hapim 100 mijë vende të punës”, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, mbështetja për investimet e huaja dhe të brendshme është rritur për 300 milionë euro dhe se do të projektohen edhe 300 milionë euro të tjera për zhvillimin e ekonomisë vendore.

“Me 600 milionë euro për zhvillimin e biznesit, për zhvillimin e ekonomisë vendore, papunësinë do ta ulim nën 8%, përkatësisht nën 20% te të rinjtë. Dëshmuan se pagat mund të rriten në të gjitha sektorët. Për vetëm dy vite e gjysmë pagën mesatare e rritëm në 450 euro. Për këtë shkak në mandatin e ri, rritje e pagave do të vazhdojë dhe do të jetë më e shpejtë”, tha Zaev.

Ai paralajmëron pagë mesatare do të jetë 36.000 denarë dhe pagë minimale prej 18.000 denarë dhe se do të vazhdojë subvencionimi i kontributeve për gjitha kompanitë që do të rrisin pagat prej 600 deri në 6000 denarë për një të punësuar./Telegrafi/

Exit mobile version