Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Kuvend, raporton Alsat M.
Sipas Zaevit ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Vendeikut.
I pyetur për obstruksionet e mundshme që mund të burojnë nga OBRM- ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët.
Zaev, poashtu tha se le të vijë qëndrimi nga Komisioni i Venedikut, mirëpo ne duhet të llogarisimi që të fitojmë kohë nga ky rast. /Telegrafi/