Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dalë në konferencë për shtyp nga selia e partisë së tij LSDM, për të komentuar rezultatin e votimit për referendum, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qytetarët dhe Maqedoni patën një ditë evropiane. Ata votuan me krenari dhe të lirë. Të gjithë sollën vendim për mendimin e tyre. Referendumi është përgjigja e fundit demokratike dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Ju uroj, të gjithë patëm sukses për demokracinë dhe Maqedoninë evropiane. Suksesi është i të gjithë neve, pa marrë parasysh bojkotimin e OBRM-PDUKM-së. Për disa orë do të shohim rezultatin e votimit. Dëshira e qytetarëve që votuan duhet të shndërrohet në politikë intitucionale në Kuvend. Nëse kemi shumicë të votave PËR. Pres që deputetët e OBRM-PDUKM-së të respektojnë vendimin e popullit ose të shkojmë në zgjedhje. Unë do ta uhëdheq vendin për në NATO dhe BE” tha Zaev.
Ai u prit dhe u përcoll me duartrokitje dhe nuk lejoi pyetje. /Telegrafi/