Kryeministri Zoran Zaev në seancën për pyetje të deputetëve tha se, “Miqësia duhet përkujdesje, dhe të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm në deklaratat”.
Zaev tha se është optimist se Maqedonia në qershor do të marr datë për bisedime dhe hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çështjet politike i zgjodhëm, punët e brendshme duhet t;i mbarojmë, mbi të gjithë me ligjet që duhet t’i përmbushim”, tha Zaev duke shpresuar se qytetarët do ta përjetojnë zbatimin fizik me rezultate konkrete.
Sipas tij, për t’u shqetësuar janë disa deklarata nga fqinjësia siç janë edhe deklaratat nga këtu, por miqësisë i duhet përkujdesje.
Kryeministri ceku se sipas Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, Greqia nuk mund ta ndalojë Maqedoninë në hapjen e kapitujve nëse Maqedonia nuk i jep arsye./Telegrafi/