Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas përfundimit të seancës gjyqësore të lëndës “Ryshfeti” në të cilën ai akuzohet për mitmarrje, ka folur para gazetarëve për çështjet politike në vend.
Ai kërkoi nga opozita të mos e bllokojë punën e Kuvendit dhe e ftoi që të bashkangjitet në zgjidhjen e problemeve në shoqëri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“E respektoj të drejtën e opozitës që të shfrytëzojë gjitha të drejtat demokratike dhe mënyrat e sjelljes në Kuvend. Mua më brengos se çfarë do të ndodhë me reformat, të cilat janë kusht për marrjen e rekomandimit për Maqedoninë”, deklaroi Zaev.
Ai pret që opozita të sillet në mënyrë racionale në lidhje me 30 mijë amendamentet e dorëzuara për Ligjin për gjuhët dhe të mos e bllokojë Kuvendin./Telegrafi/