Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për programin “360 gradë” Alsat tha se OBRM-PDUKM po ikën nga zgjedhjet e shpejta. Dy data të ofruara në dhjetor u kundërshtuan nga opozita.
“De fakto OBRM-PDUKM nuk duhet ta rrotullojë qeverinë për 100 ditë. Ata përfundimisht janë duke ikur nga zgjedhjet. Ata kërkuan zgjedhje, ofruan pjekuri demokratike dhe tani fillon gërhitja. Qoftë në dhjetor apo 12 prill, OBRM-PDUKM do të pësojë humbje tjetër. Sepse asgjë nuk ka ndryshuar atje”, thotë Zaev.
Kryeministri italian Giuseppe Conte siguroi kryeministrin Zoran Zaev se çështja e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të kthehen në agjendën e BE-së tashmë në nëntor. Por Zaev ishte i përmbajtur nga kjo pyetje./Telegrafi/