Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Otvoreno” në “tv24” tha se që 15 vjet presim datën e negociatave me Bashkimin Evropian dhe se ne meritojmë ta fitojmë atë.
Ai tha se nuk do të nxitonte për të thënë nëse ai ishte i mashtruar, por tha se jeta është një luftë, jeta nuk është e drejtë.
“Askush nuk vë në pikëpyetje reformat”, tha Zaev.
Kryeministri beson se BE do të japë datën për negociata. Për kancelaren gjermane Angela Merkel tha se ajo është mike e Maqedonisë dhe i popullit tonë.
Nëse nuk marrim një datë, themi se të gjitha opsionet janë të hapura si zgjedhje të parakohshme apo kthimi i mandatit./Telegrafi/