Kryeministri Zoran Zaev sot tha se nuk ka caktuar takim me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov.
“S’kam caktuar takim mes meje dhe kryeministrit Borissov”, tha Zaev për TV21, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, për 10 ditë duhet të mbahet Këshilli i Ministrave të BE-së, ku në rend dite sërish do të jetë nëse Maqedonia e Veriut do t’i fillojë bisedimet me Bashkimit Evropian.
Bullgaria në takimin e 17 nëntorit përdori veton dhe kërkoi disa kushte./Telegrafi/