Telegrafi

Zaev: Nuk ka mitmarrje pa dhënie parash

Lideri i LSDM-së në seancën e sotme dëgjimore për rastin “Mitmarrje” erdhi vetëm, sepse avokatët e tij, Filip Medarski dhe Vane Andreev janë jashtë vendit.

Pasi me këtë nuk ishin plotësuar kushtet për gjykim, Gjykata vendosi ta anulojë seancën për 21 prill. Zaev, në këtë rast, është akuzuar për mit-marrje prej 200.000 eurove për privatizimin të tokës, njofton Alsat-M.

Sipas akuzës, ai si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar mito nga një biznesmen i Strumicës i cili ishte i interesuar të blejë tokë ndërtimore.

Rasti u hap, kur në publik u shfaq regjistrim nga kabineti i Zaevit, ku gjoja merren vesh për mit-marrje. Zaevi tha se ky rast është një kurdisje klasike dhe se këtë do ta dëshmojë./Telegrafi/