Nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar nga individë, thotë kryetari i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev pas njoftimeve të fundit se Bullgaria mund të bllokojnë negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se ai nuk mund t’i përgjigjet deklaratës së Borissov sepse ai nuk është më kryeministër.
Ai thotë se kryeministri bullgar Boyko Borissov është shoku i tij personal, dhe se populli maqedonas dhe bullgar dëshirojnë të jenë miqësorë.
Ai beson se do të gjendet një zgjidhje për karakterin dhe veprën e heroit Goce Dellçev.
Borissov tha se ne nuk duhet të vendosim kushte të pamundura.
Ai insiston në zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë e cila është kusht. Ai thotë se nëse dikush devijon nga ai dokument, Bullgaria mund të bllokojë çdo kapitull./Telegrafi/