Site icon Telegrafi

Zaev: Nuk janë të nevojshme më shumë se 300-400 mijë euro për fushatën e referendumit

LSDM deri më tani nuk e din se sa para do të harxhohen për fushatën për referendum, por të gjitha parat çka janë nga buxheti do të harxhohen për atë qëllim dhe do të jenë konkretisht për hapësirat në media, deklaroi kryeministri Zoran Zaev sot nga Kriva Pallanka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtu dua të sqaroj një gjë, ato nuk janë para që do të shpërndahen deputetëve. Ato parat do të shpërndahen në pajtim se kush është “për” dhe kush “kundër” referendumit, deputetët do të sqarohen deputetët”, tha Zaev.

Sipas tij, LSDM për referendum do të tentojë të hyj në koalicion me shumë parti politike, dhe nga kjo varet edhe buxheti i koalicionit që do të dalin para qytetarëve.

“Por, nuk besoj se do të jenë të nevojshme më shumë se 300-400 mijë euro, sepse referendumi nuk është si zgjedhjet parlamentare dhe nuk kërkon shumë shpenzime për fushatë”, sqaroi kryeministri.

Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve kryeministri tha se tan për tani nuk ka caktuar takim me liderin e opozitës së OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku shtoi se “çdoherë ka nevojë për takime në mes kryeministrit dhe kryetarit të partisë më të madhe opozitare”. /Telegrafi/

Exit mobile version