Edhe pse në fushatë e premtoi numratorin e parave të kthyera tek qytetarët nga ish-zyrtarët shtetëror, një gjë e njejtë nuk ndodhi në 100 ditëshin e parë të Qeverinë e Zoran Zaev.
Edhe pse ishte një nga premtimet më të zëshme të Zoran Zaevit dhe zyrtarëve të tij, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ende nuk duket numëratori i parave të kthyera tek qytetarët nga pushteti i kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Borxhi që sipas Zoran Zaev duhet të ju kthehet qytetarëve është mbi 5 miliardë euro. Çdo denar i kthyer nga këto para do të shënohej në këtë numrator.
Premtimet tjera që i dha Zaev janë: rroga më të larta, vende të reja të punës, masa efikase kundër korrupsionit, siguri sociale dhe institucione të barabarta për të gjithë. /Telegrafi/