Site icon Telegrafi

Zaev nuk e di ku do të ndërtohet Qendra Klinike, premton gurthemelin brenda pesë viteve

Qendra Klinike “Nënë Tereza” e cila duhej të rindërtohej në Shkup, akoma nuk ka lokacion. Kryeministri Zoran Zaev thotë se në afat prej pesë viteve do të vendoset gurthemeli.

Ai gjithashtu tha se për ndërtimin e kompleksit të ri spitalor dhe për lokacionin, i cili nuk është paraparë në marrëveshje, shteti duhet të paguajë gjoba prej 5.5 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk kemi pasur takim me kontraktorin, bëhet fjalë për një kompani italiane, e cila është ndërkombëtarisht e njohur dhe ka ndërtuar edhe në vende tjera. Nuk jemi takuar pasi akoma nuk kemi vendosur çfarë do të bëjmë”, tha Zaev gjatë pyetjeve të deputetëve sot në Kuvend.

Lokacioni i ri që e përmendi Zaev është në pjesën e zonës industriale në Vizbeg, ku përparësi është qasja e lehtë.

Lokacioni i ri i mundshëm në Vizbeg do të kushtonte mes 450 dhe 500 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version