Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e tij për TV Sitel tha se Maqedonia e Veriut është vend që e din se çfarë do të thotë solidaritet dhe sa i rëndësishëm ai.
“Ofruam ndihmë për shkak se gjithmonë kemi qenë solidarë dhe e dimë se çfarë do të thotë solidariteti. Qytetarët duhet të kujtojnë se Afganistani mori pjesë në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofal dhe mori pjesë në ndërtimin e Sallës Universale. Në kohën më të re, qytetarët afganë punuan bashkërisht me ushtarët tanë në përpjekjet për t’u vendosur demokracia në këtë vend. Punuan në projekte humanitare në Afganistani dhe është obligimi ynë që tani t’i ndihmojmë kur jeta e tyre është në rrezik”, tha Zaev.
Sipas tij, pranimi i afganëve është çështje humanitare dhe se duhet të kuptojmë vuajtjet e popullit afgan.
“Është çështje vleras, por edhe përcaktim human që të dëshmojmë se jemi njerëz dhe kemi kuptim për vuajtjet e popullit afgan. Jam shumë krenar se do t’u japim shpresë 450-500 ose më shumë personave”, tha Zaev./Telegrafi/