Kryeministri Zoran Zaev nuk e sheh të arsyeshme të thërrasë takim liderësh pas thirrjes së kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Zaev thotë se ka pasur për qëllim të ketë takim liderësh ku do të njoftonte për situatën me Bullgarinë, por pas thirrjes së Mickoskit se në takim duhet të bisedohet për Qeveri teknike, për paaftësinë e sistemit shëndetësor dhe dështimin me Bullgarinë, ai nuk sheh arsye për takim të tillë.
“Pse të thërras takim liderësh. Unë nuk pajtohem me atë për shkak se Qeveria tregoi shembull të miqësisë dhe vazhdon të ndërtojë miqësi. Dëshmoi se ruan linjat e kuqe dhe asnjëherë nuk do t’i shkel. Për fat të keq e fituam konferencën e parë ndërqeveritare në të cilën do ta fitojmë për shkak se e meritojmë. 26 vende anëtare qëndrojnë pas qëndrimeve tona. Në mënyrë të suksesshme e menaxhojmë krizën shëndetësore”, tha Zaev.
Ndryshe, Mickoski në thirrjen e tij për takim liderësh tha se Stevo Pendarovbski ka humbur kredibiltietin për organizim të takimeve të liderëve pas skandaleve në punën e tij.
“Kërkova dhe kërkoj takim me liderët e partive politike të shumicës dhe opozitës ku do të bisedohet për kontestin me Bullgarinë, për shkak se opinioni dhe opozita nuk duhet të përjashtohen nga ky proces”, tha Mickoski./Telegrafi/