Site icon Telegrafi

Zaev nuk beson se Crvenkovski do të formojë parti të re

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u shpreh se Crvenkovski nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se LSDM dhe se nuk beson se do të formojë parti politike.

“Për këtë duhet ta pyesni atë, unë e them për shkak se është një ndër themeluesit e LSDM-së dhe kryetari i partisë për një periudhë të gjatë. Ka qenë kryeministër dhe president përmes LSDM-së”, tha Zaev.

Sipas tij, LSDM është dëshmuar unike gjatë kohës në opozitë dhe ndërmarrjes së pushtetit dhe se kështu duhet të vazhdohet.

“Duhet të zgjedhim kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe individët për këshill. Qytetarët presin nga partitë politike që ne t’i njohin personalitetet e vërteta për t’i nominuar, ndërsa ata t’i zgjedhin”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version