Site icon Telegrafi

Zaev: “Njiheni Prespën” do tërheq qytetarët që ta vizitojnë Liqenin e Prespës

Jam i bindur se ne do të tërheqim vëmendjen e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të përdorim sezonin e verës për të vizituar Liqenin e Prespës dhe të shohim bukuritë e saj, tha kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen dy ditore “Njiheni Prespën”.

Ai tha se shpreson që me ngjarjen “Njiheni Prespën”, e cila mbahet këtë fundjavë në Prespë, fillon një traditë e bukur miqësie në mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë, veçanërisht nëpërmjet implikimit të shoqërimit me të rinjtë.

“Të rinjtë këtu nga vendi ynë, Shqipëria dhe Greqia janë me të vërtetë një shembull i mirë i bashkëpunimit, i së ardhmes, perspektivave. Besoj se ky potencial turistik së bashku me momentin e marrëveshjes politike që do të thotë progresivitet dhe të ardhme, do të shënojë një mundësi të shkëlqyer për miqësinë, kreativitetin dhe zhvillimin e turizmit në këtë vend të mrekullueshëm”, tha Zaev.

Në kuadër të aktivitetit dy ditor “Njiheni Prespën”, sot u promovua edhe ushqimi tradicional, ku pjesëmarrësit kanë mundësinë të shijojnë specialitetet më të shijshme tradicionale./Telegrafi/

Exit mobile version