Telegrafi

Zaev: Nga zyrtarët i pari do të vaksinohet Filipçe, pas tij unë

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se do të marrë vaksinën për mbrojtje nga Covid – 19 menjëherë pas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili, si mjek, beson se ai duhet të jetë zyrtari i parë që do të vaksinohet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se cili nga zyrtarët do të marrë vaksinën së pari, ai tha se me një shembull personal ai do t’u tregojë qytetarëve se duhet të marrin vaksinën.

“Së pari ne duhet të vaksinojmë komisionin shëndetësor, mjekët tanë heroikë, infermierët, personelin e kujdesit shëndetësor, pastaj të sëmurët kronikë, të moshuarit, dhe pastaj familjet që kanë humbur një anëtar të familjes.

Ministri Filipçe ndoshta duhet të jetë i pari, ndërsa unë do të jem i pari pas ministrit për vaksinim pasi që të kalojnë ata që kanë përparësi. Unë jam i barabartë me të tjerët dhe do të jap shembull personal që qytetarët të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë, familja dhe të afërmit e mi do të vaksinohemi”, tha kryeministri Zaev.

Ai pret që jeta të kthehet në normalitet kur 60-70 përqind e popullsisë të vaksinohen./Telegrafi/