Site icon Telegrafi

Zaev: Nga Mitsotakis kamë marrë përgjigje pozitive për marrjen e datës për BE

Greqia është një vend me ndikim në BE dhe unë kërkova ndihmë për të marrë datën për fillimin e negociatave, tha kryeministri Zaev pas takimit me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Zaev shtoi se ka marrë një përgjigje pozitive nga Mitsotakis se ai do të luftojë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Zbatimi i marrëveshjes së Prespës ishte gjithashtu një nga temat, tha Zaev, ndërsa me Mitsotakis biseduan edhe për vendkalimet kufitare, grupin ndërkombëtar ekspertësh që duhet të vazhdojë bisedimet për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciprokisht./Telegrafi/

Exit mobile version