Site icon Telegrafi

Zaev: Nesër të gjithë në protesta para qeverisë dhe kuvendit (Video)

LSDM ka njoftuar se i bashkëngjitet protestës përpara Gjykatës Kushtetuese e cila është paralajmëruar nga disa shoqata qytetare.

Nga partia e Zaevit vlerësojnë se është e turpshme vendimi i instalimeve partiake në Gjykatën Themelore, të cilin vendim ata e cilësojnë si tentim që të amnistojnë veprat kriminale të bëra në zgjedhjet dhe gjatë procesit të zgjedhjeve, njofton TetovaSot.

“Maqedonia nuk duhet të hesht. Të mos lejojmë që të rrënohen themelet e drejtësisë dhe shtetit. Të mos lejojmë hapësirë për falje të kriminelëve. Bëj thirrje për mbrojtje të Kushtetutës, të drejtësisë dhe vërtetës”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev./Telegrafi/

Videon mund t’a ndiqni këtu

 

Exit mobile version