Site icon Telegrafi

Zaev nesër takon Thaçin, a po hyn edhe PDSH në qeveri?

Nga burime të TV21, mësohet se nesër do të takohet kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi me kryeministrin Zoran Zaev.

Takimi pritet që të mbahet në hapësirat e qeverisë në ora 14:30. Nuk bëhet e ditur arsyeja, mirëpo mendohet se do të flitet për përfshirjen e mundshme edhe të PDSH-së në qeveri.

Exit mobile version