Telegrafi

Zaev nesër për vizitë pune në Bullgari

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nesër do të vizitojë Bullgarinë, ku do të takohet me kryeministrin bullgar Boyko Borissov. Të dy kryeministrat, siç njofton shtypi qeveritar i qeverisë, do të diskutojnë për bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimi i marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim.

Në delegacion do të jenë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.

Gjatë kohës së vizitës, ministrat e kulturës të të dyja vendeve, Boil Banovo dhe Asaf Ademi do të nënshkruajnë “Program për bashkëpunim në fushën e kulturës”, mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/